Electra është një kontraktues me shërbim të plotë në Kosovë me një reputacion të jashtëzakonshëm për ndërmarrjen e shumë projekteve unike dhe komplekse. Ne jemi një nga Kontraktorët më të njohur të Shërbimeve Elektrike për shkak të angazhimit tonë ndaj përsosmërisë, udhëheqjes dhe shërbimit ndaj klientit. Këto janë cilësi thelbësore për të menaxhuar në mënyrë efektive çdo projekt, veçanërisht kontratat e shumta shumë milion dollarësh që kemi përfunduar me sukses. Nga viti 2008,

kompania jonë ka ofruar shërbime elektrike në tërë Kosovën. Ekipi ynë me përvojë përbëhet nga mbi 40 teknik elektrikë me licencë profesionale me më shumë se 10 menaxherë të kualifikuar dhe staf mbështetës.Ekipi ynë është i përkushtuar për të ofruar asistencë profesionale në menaxhimin e plotë të projektit, duke marrë parasysh oraret kritike dhe buxhetet. Ne jemi të kualifikuar dhe të pajisur për të përballuar sfidat dhe kompleksitetin e çdo pune.

Fshati Suhodoll

10500 Gracanicë,

Mobile: +383(0)49 301 050 
Mobile: +383(0)49 301 060 

 

VIZIONI

DHE MISIONI

MISIONI

Electra është e angazhuar të ofrojë shërbime më cilësore në fushën e energjisë, produktet me cilësi më të lartë me çmime konkurruese, me shërbime që tejkalojnë pritjet e klientëve tanë. Ne do të vazhdojmë të investojmë në objekte, sisteme dhe personel teknik të trajnuar, duke siguruar vlera të shtuara për marrëdhëniet tona të biznesit. Ekipi ynë i elektricistëve shumë të kualifikuar do të punojë brenda udhëzimeve lokale, shtetërore për të përfunduar projektin tuaj nga fillimi deri në fund.

VIZIONI

Ne vëmë punën, vëmendjen në detaje dhe vendosmëri në çdo projekt që e përfundojmë në Electra. Kompania Electra do të përpiqet të jetë më e mira si shpërndarës i produkteve dhe shërbimeve cilësore dhe është përgjegjëse për t'u ofruar klientëve tanë ide të reja, pajisje të përshtatshme dhe teknologji të përditësuara për të përfunduar me sukses projektet e tyre.

HISTORIKU

I KOMPANISË

Electra SHPK u themelua në vitin 2008 në Prishtinë. Aktivitetet e kompanisë fillimisht ishin të orientuara drejt fushës së Dizajnit Elektrik, dhe me konkretisht për shtëpi banimi, shkolla, objekte afariste dhe objekte industriale. Nga viti 2010, Electra filloj të shtrije aktivitetet në sektorin e ndriçimit publik, linjat nëntokësore dhe ajrore të energjisë elektrike, vendosjen e kabllove dhe ndërtimin e trafo stacioneve 10(20)/0.4kV.

Që nga themelimi Electra ka ofruar një shumëllojshmëri të gjerë të zgjidhjeve të specializuara në fushën e energjisë për sektorin publik dhe privat. Duke qenë aktive në Sektorin e Shërbimit të Energjisë Elektrike për më shumë se 15 vite, Electra ka ofruar zgjidhje të Shpërndarjes së Energjisë për Ndërmarrje publike dhe private.

Objektivat kryesore të Electra-së janë gjithmonë të fokusuara në përmbushjen e kërkesave ndaj klientëve dhe partnereve tanë. Duke bashkëpunuar me kompanitë liderë kryesore në botë për pajisje dhe Stabilimente Energjetike si: Transformatorë, Pajisje të Distribuimit, Shpërndarjes dhe Transmisionit siç janë: ABB, GENERAL ELEKTRIK, SCHNIDER ELECTRIC, MEGGER, SIGMA ELEKTRIK dhe të tjera. Electra mund të ofroj zgjidhje efikase dhe të besueshme për biznese dhe kompani vendore si

dhe të rajonit. Duke pasur përvojë të gjerë në sektorin e energjisë dhe personel të kualifikuar inxhinierik dhe teknik me eksperiencë të lartë, Electra mund të jetë partner i zgjedhur për të gjitha llojet e organizatave në Evropë dhe me gjerë.

Electra ka ndërtuar marrëdhënie të forta pune me sektorin privat dhe publik në vend si Korporata Energjetike e Kosovës KEK, KOSTT (Operator i Sistemit të Tregut dhe Transmisionit në Republikën e KOSOVËS), USAID, Komunat e Kosovës, Air Energy, KEDS, EUROKOS, HIDROENERGJI, FEROINVEST dhe shumë institucione të tjera Qeveritare dhe Joqeveritare në Republikën e Kosovës dhe në regjion.

Në fillim të vitin 2011, Electra ka filluar edhe me sektorin e shitjes me shumicë dhe pakicë të pajisjeve dhe materialeve elektrike për tension të ulët dhe të mesëm dhe është distributorë i disa kompanive Evropiane në territorin e Kosovës si dhe në disa shtete të Regjionit si Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni, Serbi dhe Bosnje Hercegovinë.

Zyrat qendrore administrative dhe fabrika ndodhen në zonën industriale ne Magjistralen Prishtinë-Lipjan dhe me akses të shpejt në autostradat Prishtinë-Tiranë, Prishtinë-Shkup si dhe Prishtinë-Beograd.

Electra SHPK u themelua në vitin 2008 në Prishtinë. Aktivitetet e kompanisë fillimisht ishin të orientuara drejt fushës së Dizajnit Elektrik, dhe me konkretisht për shtëpi banimi, shkolla, objekte afariste dhe objekte industriale. Nga viti 2010, Electra filloj të shtrije aktivitetet në sektorin e ndriçimit publik, linjat nëntokësore dhe ajrore të energjisë elektrike, vendosjen e kabllove dhe ndërtimin e trafo stacioneve 10(20)/0.4kV.

Që nga themelimi Electra ka ofruar një shumëllojshmëri të gjerë të zgjidhjeve të specializuara në fushën e energjisë për sektorin publik dhe privat. Duke qenë aktive në Sektorin e Shërbimit të Energjisë Elektrike për më shumë se 15 vite, Electra ka ofruar zgjidhje të Shpërndarjes së Energjisë për Ndërmarrje publike dhe private.

Objektivat kryesore të Electra-së janë gjithmonë të fokusuara në përmbushjen e kërkesave ndaj klientëve dhe partnereve tanë. Duke bashkëpunuar me kompanitë liderë kryesore në botë për pajisje dhe Stabilimente Energjetike si: Transformatorë, Pajisje të Distribuimit, Shpërndarjes dhe Transmisionit siç janë: ABB, GENERAL ELEKTRIK, SCHNIDER ELECTRIC, MEGGER, SIGMA ELEKTRIK dhe të tjera. Electra mund të ofroj zgjidhje efikase dhe të besueshme për biznese dhe kompani vendore si dhe të rajonit. Duke pasur përvojë të gjerë në sektorin e energjisë dhe personel të kualifikuar inxhinierik dhe teknik me eksperiencë të lartë, Electra mund të jetë partner i zgjedhur për të gjitha llojet e organizatave në Evropë dhe me gjerë.

Electra ka ndërtuar marrëdhënie të forta pune me sektorin privat dhe publik në vend si Korporata Energjetike e Kosovës KEK, KOSTT (Operator i Sistemit të Tregut dhe Transmisionit në Republikën e KOSOVËS), USAID, Komunat e Kosovës, Air Energy, KEDS, EUROKOS, HIDROENERGJI, FEROINVEST dhe shumë institucione të tjera Qeveritare dhe Joqeveritare në Republikën e Kosovës dhe në regjion.

Në fillim të vitin 2011, Electra ka filluar edhe me sektorin e shitjes me shumicë dhe pakicë të pajisjeve dhe materialeve elektrike për tension të ulët dhe të mesëm dhe është distributorë i disa kompanive Evropiane në territorin e Kosovës si dhe në disa shtete të Regjionit si Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni, Serbi dhe Bosnje Hercegovinë.

Zyrat qendrore administrative dhe fabrika ndodhen në zonën industriale ne Magjistralen Prishtinë-Lipjan dhe me akses të shpejt në autostradat Prishtinë-Tiranë, Prishtinë-Shkup si dhe Prishtinë-Beograd.

Që nga viti 2008 Electra është zhvilluar për tu bërë ofrues i produkteve, shërbimeve dhe zgjidhjeve të energjisë, me më shumë konsumatorë dhe pjesëmarrës në treg.

Electra ka të angazhuar mbi 50 punëtorë të fushave të ndryshme, të kualifikuar dhe me eksperiencë mbi 15 vjeçare në sektorin e energjisë në Republikën e Kosovës dhe në vazhdimësi janë të angazhuar për tu rritur në nivelin më të lartë të mundshëm të shërbimit dhe knaqshmerise ndaj klientëve dhe partnereve dhe duke ofruar zgjidhje të shkëlqyera në sektorin e energjisë.

Electra kujdes të veçantë i ka kushtuar edhe standardeve të cilësisë së menaxhimit, sigurisë në punë si dhe ruajtes se energjise ku edhe është e çertifikuar me standarde ISO 9001, 45001 dhe 50001.

ORGANIZIMI

I KOMPANISË

ORGANOGRAMI

ORGANIZIMI

I KOMPANISË

ORGANOGRAMI