Parku Solar 6MWh
Electra, një forcë udhëheqëse në fushën e energjisë së rinovueshme, prezanton nje nga projektet qe eshte perfunduar me sukses të parkut diellor me kapacitet 6 MWp, një dëshmi e angazhimit për prodhimin e pastër të energjisë.
Ekipi ynë ndërmori detyrën mbi ndërtimin e infrastrukturës energjetike për parkun diellor 6 MWp ku përfshihej planifikimi dhe ekzekutimin duke siguruar integrim funksional në rrjetin ekzistues.
Disa nga pikat kryesore të projektit:
Një komponent thelbësor i këtij projekti ishte projektimi dhe ndërtimi i objektit komandues. që shërben si qendra komanduese operative, duke strehuar teknologjinë e avancuar që kërkohet për të monitoruar dhe rregulluar në mënyrë efikase performancën e parkut diellor.
Furnizimi dhe vendosja e kabllove elektrike 36 kV u krye me saktësi dhe kujdes. Këto kabllo formojnë rrugen duke transmetuar energji në mënyrë efikase dhe të besueshme, një dëshmi e përkushtimit tonë ndaj cilësisë dhe qëndrueshmërisë.